Subscribe:

Friday, August 12, 2011

04 - Bujaria e të Dërguarit te Allahut - Hoxhë Ekrem Avdiu



Peace TV Shqip - Emisioni i katërt nga seria 'Atje ku burojnë virtytet'

Simbol i sakrificës në kohëra të vështira. Njeri i veshur me cilësi të të parëve tanë, të edukuar me moralin e Librit të Krijuesit dhe traditës së Profetit alejhi selam. Njeri, në shpirtin e të cilit janë të qëndisura virtyte të shumta. Trimëria dhe dituria shokë të afërt të tij, e urtësia dhe butësia stoli të tij. I lartë në moral, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me njerëzit. Shumë shigjeta u gjuajtën kundër tij, por ai mbeti i paprekur. Durimtarë ndaj fjalëve të hidhura e i drejtë në fjalët e tij. I guximshëm dhe me qëndrim të fortë, duke mos i kushtuar rëndësi fjalëve të ziliqarëve. Kush tjetër përveç hoxhës tonë të nderuar, Ekrem Avdiut.





U lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë Alaudin' në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997.



Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë.


Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve posdiplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që sdo mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafiz i Kuranit.

qsi-ks.com

0 comments:

Post a Comment