Subscribe:

Thursday, July 14, 2011

50 gra preken nga "magjia" në dasmë

Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje e çuditshme gjatë një dasme, teksa 50 grave u ka rënë të fikët njëra pas tjetrës.
Sipas “Koha Ditore”, nusja më e re e familjes Kastrati kishte rënë përtokë. Violeta, rreth të 20-ve, ditën e dytë të martesës është dërguar te hoxha për t’i shkruar. Ajo së bashku me rreth 50 gra e vajza, shumica banorë të lagjes së quajtur “Kuvajti” në Podujevë, janë alivanosur brenda pak minutash.


Qëndrimi, 16 vjeç, po e shikonte kunatën kur ishte rrëzuar.
Pas saj ishte rrëzuar një nuse tjetër e veshur me dimi e jelek ari, e pak më vonë edhe motra e dhëndrit. Brenda gjysmë ore numri i të alivanosurave kishte arritur në 50, çka kishte shkaktuar panik e ulërimë në mesin e grave që kishin shkuar në këtë familje për ta parë nusen ditën që njihet edhe si dita e grave.

Sipas tij nusja nuk po qante, por po qeshte teksa të tjerët po përpiqeshin t’i jepnin ndihmë. Ai nuk kishte pasur shumë mundësi të shihte se çfarë po ndodhte me nusen e gratë e tjera. Pa pritur edhe atij i kishte rënë të fikët e vetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kishte ardhur vetëdija. Ai beson se kjo gjendje i është shkaktuar nga një grua e njohur në anën e Podujevës për “magji të zeza”.
Banorët e atyshëm tregojnë se janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë pacientëve. Disa ishin dërguar te mjeku e më shumë te hoxhallarë e hoxhenica gjithandej në Komunën e Podujevës e deri në Gjilan.

Të  gjithë jemi dëshmitar se si veshen motrat tona në dasma , askush nuk e përmend Zotin andaj nuk është edhe shum befasi që të ndodhë ndonjë e lig..
Në fillim kur na tregon  Hoxha se është e ndaluar  darsma perziem burra e gra , me muzik -na themi "le be hogj se krejt qeshtu pe bajn dasmen".
Pastaj kur te na gjen ndonje e lig ateher vrapojm për te Hoxha

O Zot na mbroj nga çdo e lig qoft ajo prej egjinve apo prej njerzve.

0 comments:

Post a Comment