Subscribe:

Thursday, July 7, 2011

KONTRIBUTI PËR XHAMINË “IMAM EBU HANIFE” NË PENUHË

KONTRIBUTI

PËR XHAMINË “IMAM EBU HANIFE”

NË PENUHË



Xhamia “Imam Ebu Hanife”në Penuhë, komuna e Podujevës, ka filluar të ndërtohet në pranverën e vitit 1995. Është dëmtuar gjatë luftës së Kosovës 1997-1999, por është riparuar pas luftës dhe ka filluar të funksionojë që nga viti 2001. Sot edhe pse xhamia është e aftësuar për punë, por ende i mungojnë edhe shumë gjëra për funksionimin e rregullt dhe brilant të saj.

Kanë mbetur edhe disa punë të papërfunduara, gjë për të cilën imami i xhamisë, në koordinim me Këshillin e Xhamisë, ka vendosur hapjen e aksionit për mbledhjen e mjeteve dhe kontributeve të ndryshme për plotësimin e punëve të xhamisë e të objekteve të domosdoshme për xhaminë si dhe për punët që duhet të kryhen rreth saj.



Këto punë janë:

- Ndërtimi i minares;

- Ndërtimi i një objekti, në të cilin do të jenë: abdes’hanja (vendi për marrjen e abdesit), WC, gaselhanja (vendi për pastrimin e xhenazeve), një zyrë për imamin, klasa e mësimit (e cila mund të shfrytëzohet edhe për takime e tubime të ndryshme) dhe biblioteka;

- Instalimi i ujit dhe rregullimi i kanalizimit;

- Rrethimi i oborrit të xhamisë me një rrethojë (me grila ose me rrjetë) dhe vendosja e dyerve të oborrit. Me këtë rrethim duhet patjetër të bëhet edhe ndarja e oborrit të xhamisë nga hapësira e caktuar për varreza. Se përndryshe rrezikohet që edhe oborri i xhamisë të mbushet me varre;

- Lëvrimi i oborrit të xhamisë dhe mbjellja me bari të butë;

- Ndërtimi i trotuareve, i ulëseve dhe mbjellja e luleve;

- Mirëmbajtja e xhamisë.

Për t’u realizuar tërë këto punë duhen kontribute të ndryshme fizike, mendore por padyshim edhe materiale. Andaj dhe na nevojitet ndihma rreth këtij projekti që përafërsisht po na kushton 30.000 € (tridhjetë mijë euro).



Kontributet për xhaminë “Imam Ebu Hanife” në Penuhë



1. Mund të dorëzohen tek imami i xhamisë Hoxhë Bahri Curri. Me të mund të takoheni direkt në xhami, apo të kontaktoni në celular 044-292491 & 049-292491, apo përmes emailit bahricurri@hotmail.com.



2. Apo mjetet për këtë qëllim t’i derdhni në xhirollogarinë bankare:



BKT – Banka Kombëtare Tregtare

Bahri Curri

1906470009321195

Me përshkrimin:

PËR FONDIN E XHAMISË SË PENUHËS.





0 comments:

Post a Comment